27.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Turqia kërcënon me luftë Greqinë: ‘Ministri juaj, një djalosh i llastuar, bëni kujdes!’

spot_img

Vijojnë përplasja e ashpër mes Greqisë e Turqisë, pas debateve të fundit që kanë shpërthyer përsa i përket sovranitetit të disa ishujve në Egjeun Lindor.

Më parë, ishin ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Apostolakis që kishin kërcënuar Turqinë që të mos guxonte të çonte ushtarë në ishujt shkëmborë të diskutueshëm mes dy shteteve.

“Ne do ta bëjmë zero me tokën ishullin nëse turqit zbresin ushtarë në të”, tha disa ditë më parë Apostolakis.

Por, nuk ka vonuar përgjigja turke.

“Në Greqi është një djalosh i llastuar. Edhe vetë grekët e quajnë djalosh të llastuar. Dua t’i them qeverisë greke që të kujdesen që ky djalosh i llastuar nuk do dojë të shkaktojë ndonjë incident serioz mbi sigurinë, shkruan 360 gradë, pasi pasojat do të jenë të pallogaritshme”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Ccavushogllu.

(real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat