fbpx

Turqia kërcënon ShBA-në me sanksione hakmarrëse

Turqia-3-600x360.jpg

Turqia tha të mërkurën se do të vendosë sanksione hakmarrëse ndaj Shteteve të Bashkuara, nëse ato e ndëshkojnë Turqinë për blerjen e sistemit raketor rus, duke shtuar se ka arritur marrëveshje me Britaninë e Madhe për programin e aeroplanëve luftarakë.

Ligjvënësit amerikanë do të votojnë sot për miratimin e një rezolute e cila bën thirrje për sanksione kundër Turqisë për shkak të blerjes së sistemit rus “S-400”.

Gjatë një interviste për një televizion turk, ministri i punëve të jashtme, Mevlut Cavusoglu, tha se sanksionet e mundshme amerikane do t’i dëmtonin marrëdhëniet Turqi-ShBA dhe do ta sillnin rrezikun për sanksione hakmarrëse.

“Ligjvënësit amerikanë duhet të kuptojnë se nuk do të arrijnë askund përmes imponimeve. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë qasje pozitive ndaj nesh, ne do të reagojmë gjithashtu pozitivisht. Por, nëse ata marrin masa negative, atëherë ne do t’ua kthejmë ato”, tha Cavusoglu.

Uashingtoni thotë se sistemi “S-400” paraqet kërcënim për aeroplanët luftarakë të tipit F-35 dhe se nuk mund të integrohet në sistemet mbrojtëse të NATO-s. Si kundërpërgjigje për këtë blerje, Shtetet e Bashkuara e kanë ndërprerë programin e përbashkët me Turqinë për aeroplanët F-35, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara viteve të fundit janë tensionuar kohë pas kohe edhe për çështje të tjera, përfshirë përkrahjen që amerikanët ua kanë dhënë forcave kurde në Siri, shkruan “Reuters”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303