Turqia kërkon hetim ndërkombëtar per vrasjen e Khashoggit

8A8B0F70-F905-4A9E-844F-218BCCA177F3.jpeg

Ministri i Jashtëm i Turqisë ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

“Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të nxjerrë në dritë të gjitha detajet e vrasjes. Ne kemi treguar dëshmi për të gjithë ata që donin të shihnin”, tha Mevlut Cavusoglu në parlament.

Më herët, Turqia ka deklaruar se do të bashkëpunonte në një hetim ndërkombëtar dhe kishte bërë thirrje për një hetim të OKB-së, mbi këtë ngjarje të rëndë.

Gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra në konsullatën arabe në Stamboll më datën 2 Tetor.
Reccep Tayip Erdogan ka akuzuar qeverinë saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

“Ne e dimë se urdhri për të vrarë Khashoggin erdhi nga nivelet më të larta të qeverisë saudite”, shkroi ai në një artikull në “Washington Post”. Por, Presidenti shtoi se nuk besonte se ishte i përfshirë vetë mbreti Salman.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303