Turqia kundër sanksioneve të SHBA

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar ka deklaruar se blerja e sistemeve raketore të mbrojtjes ajrore ruse nga Turqia nuk duhet të sjellë vendosjen e sanksioneve nga SHBA, sepse Ankaraja nuk është kundërshtare e Uashingtonit dhe mbetet e angazhuar për aleancën e NATO-s.

Akar tha gjithashtu në një konferencë në Uashington se Turqia pritet të mbetet jo vetëm një blerës i avionëve të avancuar F-35 por edhe një nga vendet partnere të përfshira në prodhimin e saj, pavarësisht paralajmërimeve të SHBA se nuk do të marrë sistemin F-35 nëse Turqia blen sistemin rus të mbrojtjes S-400.

Turqia po studion me kujdes një ofertë nga Shtetet e Bashkuara për të blerë sistemet e mbrojtjes raketore Patriot, shtoi Akar./real-news.tv/