Turqia mendon se trupi i Khashoggit është nxjerrë jashtë vendit

khashoggi-caseee-1.jpg

Vrasësit e gazetarit saudit Jamal Khashoggi mund të kenë marrë trupin e tij të shpërbërë nga Turqia në valixhe, njoftoi ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar.

Duke folur në një panel si pjesë e një konference ndërkombëtare në Halifax të Kanadasë, Akar tha se vrasësit e Khashoggi mund të kenë marrë pjesët e trupit të gazetarit nga Turqia në një valixhe.

“Një mundësi është se ata u larguan nga vendi tre ose katër orë pas kryerjes së vrasjes. Ata mund të kenë nxjerrë jashtë kufijve trupin e copëtuar të Khashoggit brenda valixhes pa u përballur me probleme për shkak të imunitetit të tyre diplomatik, “-u citua Akar nga CNN Turk.

Turqia ka thënë se një grup prej 15 individësh, duke përfshirë një ekip “pastrues” është i përfshirë dhe se trupi i Khashoggit ishte copëtuar. Zyrtarët turq kanë bërë thirrje gjithashtu për një hetim nëse trupi është tretur në acid.

Prokurori publik saudit tha të enjten se trupi i Khashoggi u shpërbë, u hoq nga ndërtesa dhe iu dorëzua një “bashkëpunëtori lokal” të paidentifikuar.

Më shumë se një muaj pas vrasjes, Turqia po përpiqet të ushtrojë presion ndaj princit Mohammed, duke lëshuar një sërë dëshmish që hodhën poshtë mohimet e hershme të Rijadit.

Presidenti i SHBA Donald Trump e konsideroi vlerësimin e CIA që fajësoi princin Mohammed për vrasjen, “shumë të parakohshme” dhe tha se do të marrë një raport të plotë mbi rastin ditën e martë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303