Turqia nuk gjen qetësi, tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 Rihter

Turqia është tronditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm. Sipas mediave turke, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.9.

Epiqendra ka qenë në rrethin Sivrice të Elazig në orën 20:55 me orën lokale dhe është ndjerë në shumë qytete të tjera.

Turqia është tronditur këto ditë nga lëkundje tërmeti.

Më 22 janar vendi u lëkund nga një tërmet 5.6 Rihter, goditje e cila u shoqërua me 200 paslëkundje duke shkaktuar panik tek qytetarët.
Ende nuk dihet nëse tërmeti i sotëm ka shkaktuar viktima.