Turqia paralajmëron operacione të tjera në Siri

erdogan-1.jpg

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, thotë se Ankaraja do të fillojë një operacion ushtarak në një zonë të kontrolluar nga kurdët në Sirinë Veriore.

Erdogan tha se si Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë në dijeni për operacionin e planifikuar, por nuk tha se kur do të fillojë. Kjo do të ishte ndëhyrja e tretë që Turqia ndërhyn në Siri që nga fillimi i luftës atje.

Erdogan ka paralajmëruar fillimin e një sulmi në lindje të Eufratit muaj më parë, por vendosi të ndalojë planet pasi SHBA premtoi të krijonte një zonë të sigurt përgjatë kufirit të Sirisë.

Por Ankaraja ka akuzuar Uashingtonin për ngecjen e procesit dhe njoftimi i së dielës paralajmëron se Erdogan ka humbur durimin me aleatët e tij amerikanë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303