Turqia regjistron rekord viktimash nga COVID-19, nga sonte hyn në fuqi edhe shtetrrethimi

turkey-1.jpg

Turqia ka regjistruar një numë rekord viktimash nga koronavirusi të premten. Sipas autoriteteve të Shëndetit në vend, në 24 orë si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 141 persona.

Sipas të dhënave, vendi regjistroi sot edhe 5103 raste të reja me koronavirus ndërsa totali i viktimave shkoi në 12084.

Që nga korriku, Ankaraja ka raportuar vetëm rastet simptomatike me virusin, një lëvizje që, sipas kritikëve, fsheh shkallën e vërtetë të epidemisë në vend.

Të enjte, presidenti Tayyip Erdogan njoftoi shtrëngimin e mëtejshëm të masave anticovid, përfshirë këtu edhe vendosjen e shtetrrethimit, i cili hyn në fuqi sot në orën 20:00 dhe do të funksionojë vetëm  gjatë fundjavës, deri në orën 10:00 të ditës pasardhëse.

Kufizimi do të marrë fund të hënën në orën 05:00 për të mundësuar rifillimin e aktiviteteve të punës.

Po ashtu, sipas masave të reja, grupmoshat e cënuara, pra persona mbi 65 vjeç dhe nën 20 vjeç do të jenë të detyruar që të rrinë brenda në raste se nuk janë të punësuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303