fbpx

Turqia rindez tensionin me Greqinë, nxjerr në Egje “Cesme”-n, Athina në gatishmëri

Screenshot_9-11.jpg

Lufta me veprime dhe replika në distancë vijon nga Turqia kundrejt Greqisë në detin Egje, pavarësisht se palët u ulën në fund të janarit, një hap që ishte sinjal pozitiv.

Mediat greke shkruajnë sot se anija kërkimore turke “Cesme” po lundron në detin Egje, por vendndodhja nuk lokalizohet, pasi ka fikur transmetuesin, kjo për shkak se është pjesë e marinës, pra luftarake.

Athina po monitoron nga afër kursin e lëvizjeve të anijes “Cesme”, e cili pritet që të vijojë misionin e kërkimeve deri në datë 2 mars.

Tonet janë të lartë, ndërsa ende nuk ka asnjë lajm për datën e raundit të 62-të të kontakteve kërkimore të planifikuara të zhvillohen, teksa paraprakisht është vendosur të zhvillohen pas 3 Marsit.

Greqia, megjithatë, iu përgjigj Turqisë me një hap të kujdesshëm për të nxjerrë në pah shkeljen e Ankarasë në lidhje me kursin e anijes “Cesme” në Egjeun e Veriut duke e denoncuar “NAVTEX”-in (që i referohet rezervimit të zonave detare) si të pavlefshëm dhe të paligjshëm.

Sidoqoftë, Ankaraja pritet që të kryejë programin e saj të kërkimit normalisht siç është njoftuar. Klima që mbizotëron në Turqi u shfaq qartë nga zëdhënësi i Presidentit Erdogan, i cili tha se “ëndrrat greke, Turqia do ti kthejë në makthe”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303