“Turqia, Rusia, Irani duhet të marrin më shumë përgjegjësi për paqen në Siri”

Turqia, Rusia dhe Irani duhet të marrin më shumë përgjegjësi për të vendosur paqen në Siri, tha presidenti turk Tajip Erdogan të hënën, përpara bisedimeve tre-palëshe me homologët e tij rusë dhe iranianë në një samit në Ankara.

Presidenti turk, rus dhe iranian po takohen në Ankara për të biseduar për një armëpushim të qëndrueshëm në veriperëndim të Sirisë, pas sulmeve të forcave të qeverisë siriane që rrezikojnë të thellojnë trazirat rajonale dhe të shtyjnë një valë të re emigrantësh drejt Turqisë.

Duke folur para se treshja të takohej, Erdogan tha që të tre udhëheqësit do të diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në rajonin Idlib në veriperëndim të Sirisë, si dhe në lindje të lumit Eufrat në verilindje të vendit si edhe çështjen e emigracionit./real-news.tv/