fbpx

Turqia-Rusisë: Sulmet në Idlib duhet të ndalojnë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu është shprehur gjatë një takimi me homogun rus që sulmet ndaj në rajonin sirian të Idlibit duhet të ndalojnë dhe se duhet të arrihet një marrëveshje për armëpushim.

Turqia dhe Rusia mbështesin palë të kundërta në konfliktin në Siri, por kanë bashkëpunuar që të arrihet një zgjidhje politike. Megjithatë, ofensiva e fundit e Qeverisë siriane në Idlib ka rritur tensionet ndërmjet Ankarasë dhe Moskës.

“Ne i thamë Rusisë se agresioni në Idlib duhet të ndalet dhe se një armëpushim i qëndrueshëm duhet të arrihet”, tha Cavusoglu për gazetarët në Mynih, teksa po merr pjesë në Konferencën për Siguri.

Cavusoglu tha gjithashtu se lidhur me situatën në Idlib, zyrtarët turk dhe rusë do të bisedojnë të hënën në Moskë. Rusia mbështetë presidentin sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia mbështetë forcat rebele, që për pothuajse nëntë vjet po luftojnë për ta rrëzuar nga pushteti al-Assadin.