27.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Turqia sekuestron 1.5 ton hashash në kufirin grek

spot_img

Në një operacion kundër drogës në kufirin grek, doganat turke kanë sekuestruar 1,5 ton hashash.

Në një njoftim, ministria turke e tregtisë tha se autoritetet zbuluan hashashin në një kamion që transportonte soje në portën kufitare Ipsala në krahinën verilindore Edirne.

Gjatë kërkimeve të detajuara, skuadrat zbuluan drogën në 152 thasë, secila nga 10 kilogramë, të fshehura midis thasëve të mbushura me soje, tha ministria.

Ky është sekuestrimi më i madh i drogës që Turqia ka bërë në një operacion të vetëm në portat kufitare, thuhet më tej.

Shoferi me origjinë shqiptare i kamionit dhe dy të tjerë që mendohet se lidhen me incidentin, u arrestuan./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat