fbpx

Turqia sulm mbi Greqinë bllokohet gjithçka

Faqet elektronike zyrtare të parlamentit grek, disa ministrive dhe dikastereve shtetërorë janë nxjerrë jashtë funksionit mbrëmjen e sotme si pasojë e një sulmi kibernetik.

Një grup hakerësh turq thanë se kishin bllokuar faqet zyrtare të ministrisë së Jashtme dhe të Financave, Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare (EYP), Bursës së Athinës dhe Parlamentit.

Autoritetet mbyllën përfundimisht faqet për t’i mbrojtur raportojnë mediat fqinje.

Grupi hakerave turk, Anka Neferler Tim (Helmetat e Feniksit), tha në një postim në Facebook se ata janë përgjegjës për sulmet, duke shtuar se ato janë një përgjigje ndaj “kërcënimeve” të Athinës kundër Turqisë.

Në faqen e tyre kryesore, grupi shkruan se “departamenti” i hakerimit në internet sulmon të gjitha faqet e internetit që bëjnë deklarata të këqija ose negative kundër Turqisë.

I njëjti grup ishte shfaqur në qershor 2019, kur ata hakeruan llogarinë në Instagram të zv.ministrit të atëhershëm të sportit, Giorgos Vasiliadis.