Turqia tronditet sërish nga një tërmet i fortë

5ee66e5d0f25442ba822bcdd.jpg

Tërmet me magnitudë 5,6 ballë ka goditur  provincën lindore turke Bingöl.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive (AFAD) në një deklaratë në faqen e saj të internetit njoftoi se tërmeti ka ndodhur në rrethin Karliova.

Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 7,01 kilometrash.

Kujtojmë se ditën e djeshme i njëjti rajon u godit nga tërmeti prej 5.7 ballësh duke lënë 1 të vdekur dhe 18 të plagosur.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303