29.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Tusk: Afati i Brexit mund të shtyhet nëse votohet marrëveshja e May

spot_img

BE do të shtyjë Brexit vetëm nëse Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar miraton marrëveshjen aktuale të tërheqjes javën e ardhshme.

Presidenti i Këshillit të BE Donald Tusk tha se një zgjatje e shkurtër, e kërkuar nga kryeministrja të mërkurën, është e mundur vetëm me këtë kusht.

May i ka shkruar Tusk duke kërkuar një vonesë të Brexit deri më 30 qershor, duke thënë se ajo ka nevojë për më shumë kohë për të miratuar marrëveshjen e saj të tërheqjes në parlament.

Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE të premten e ardhshme, më 29 mars.

Tusk tha se besonte se të gjithë 27 anëtarët e tjerë të BE, të cilët duhet të nënshkruajnë shtyrjen e afatit, do të bien dakord, por kjo varej nga një votim “pozitiv” në parlamentin britanik.

Kohëzgjatja e çdo zgjatjeje është e hapur për diskutim, u tha Tusk gazetarëve në Bruksel./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat