fbpx

Tusk: Britania duhet të qartësojë kërkesat e saj

4AC89567-FAA0-4966-A087-2878C3971FD5.jpeg

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk deklaroi të mërkurën se Britania e Madhe duhet t’i qartësojë BE-së objektivat e saj për Brexit.

“Dje, ne zbuluam çfarë nuk do Britania e Madhe. Por ne ende nuk dimë çfarë kërkon Britania e Madhe”, shkruan ai në një mesazh në Twitter që i drejtohet kryeministres Theresa May.

Duke përsëritur pozicionin e përbashkët të zyrtarëve të BE-së, ai theksoi se “marrëveshja që Londra arriti me Brukselin, nuk është e hapur për rinegocim”.

Ligjëvënësit britanikë kanë votuar më herët gjatë këtij muaji kundër marrëveshjes, për të cilën është pajtuar Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja përgjatë 18 muajve të negociatave. Prandaj të martën ata kanë votuar që kryeministrja britanike, Theresa May të kërkojë “marrëveshje alternative” për kufirin që ndan Irlandën Veriore dhe Republikën e Irlandës.
Kryeministrja britanike iu drejtua sërish Brukselit, por njëzëri liderët e BE I bënë të qartë se marrëveshja nuk ri-negociohet. Tashmë mbetet e paqartë rruga e Britanisë, ndërkohë që ditët po ikin dhe së shpejti Britania do të largohet nga BE por nuk dihet ende se si do të ndodhë ky proces./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303