Tusk kundër qëndrimit të Trump

Tusk.jpg

Shefi i Bashkimit Europian Donald Tusk të shtunën akuzoi Presidentin e SHBA Donald Trump se po tregohet kundërshtues ndaj një Europe “të fortë dhe të bashkuar” dhe paralajmëroi gjithashtu se është kundër shfaqjes së një fronti nacionalist në zgjedhjet e BE vitin e ardhshëm.

Komentet e tij erdhën pasi Trump, i cili ndodhet në Francë për përkujtimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, shpërtheu ndaj Presidentin francez Emmanuel Macron mbi propozimet e tij për një ushtri europiane. “Për herë të parë në histori ne kemi një administratë amerikane që nuk është entuziaste për një Europë të bashkuar dhe të fortë, “tha Tusk në një fjalim në Poloni.

“Unë jam duke folur për fakte, jo për propagandë,” tha Tusk – një president i mundshëm polak i ardhshëm – në prag të kremtimeve për të shënuar 100 vjetorin e pavarësisë së Polonisë.

Presidenti i Këshillit të BE-së e ka shprehur edhe më parë frikën që Trump po kërkon të hedhë poshtë rendin e vendosur pas Luftës së Dytë Botërore. Ai gjithashtu ka shprehur se udhëheqësi i SHBA dikur e konsideronte BE-në një armik në tregti.

Në një intervistë të botuar të shtunën nga gazeta polake Gazeta Ëyborcza, Tusk tha gjithashtu se ai besonte se Trump donte një botë me “Shtetet e Bashkuara në njërën anë dhe në tjetrën, një koleksion të ndryshëm të vendeve të tjera” .

Ish kryeministri polak foli gjithashtu për ndjenjën antieuropiane në disa kryeqytete, duke thënë se disa forca donin “konfliktin e jo bashkëpunimin, dezintegrimin dhe jo integrimin”.

scroll to top