fbpx

Tusk: Marrëveshja Brexit finalizohet në 25 nëntor

3F281A38-A84A-4732-BF79-D9EF924E9FE8.jpeg

BE thotë se ka ende shumë punë për të bërë për Brexit, pavarësisht pranimit të një draft dokumenti të tërheqjes.

“Kemi ende rrugë të gjatë përpara për të dy palët,” tha kryenegociatori Michel Barnier. BE ka përcaktuar një seri takimesh, duke nisur nga takimi në 25 nëntor, ku ka në plan të miratojë marrëveshjen e Brexit. Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May ka fituar mbështetjen e kabinetit të saj, por përballet me detyrën e vështirë të miratimkt të marrëveshjes në Parlament.

Barnier foli pas një takimi me kreun e BE Donald Tusk, të cilit i dorëzoi draft marrëveshjen me 585 faqe.

Tusk vlerësoi punën e Barnier dhe tha se marrëveshja ka “siguruar interesat e 27 vendeve anëtare dhe BE-së në tërësi”. Ai bëri të ditur se si do të veprohet në vijim.

Shtetet anëtare të BE do të analizojnë dokumentin dhe në fund të javës të dërguarit kombëtarë do të ndajnë vlerësimet e tyre.  Një deklaratë politike mbi lidhjet e ardhshme midis BE dhe MBretërisë së Bashkuar do të bëhet publike ditën e martë dhe anëtarët do të kenë 48 orë për ta vlerësuar atë.
Këshilli i BE do të mblidhet më 25 nëntor për të finalizuar marrëveshjen “nëse asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodh”, tha Tusk.
Udhëheqësit e 27 vendeve të BE duhet të miratojnë marrëveshjen.
“Që nga fillimi, nuk kemi patur asnjë dyshim se Brexit është një situatë humbjeje dhe se negociatat tona janë vetëm për kontrollin e dëmeve”- u shpreh Tusk. Duke iu drejtuar Britanisë së Madhe, ai shtoi: “Jam i trishtuar që po largoheni, dhe do të bëj gjithçka për ta bërë këtë lamtumirë sa më pak të dhimbshme, për të gjithë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *