33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Tusk nxit PE për një shtyrje më të gjatë të Brexit

spot_img

Presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk i sugjeron Parlamentit Evropian ë mendojë një shtyrje më të gjatë të Brexit.

“Duhet të jemi të hapur për një shtyrje më të gjatë, nëse Britania e Madhe e rishqyrton strategjinë e saj të Brexit”, tha Tusk para Parlamentit Evropian në Strasburg.

Por shefi ekzekutiv i BE-së Jean-Claude Juncker tha se synimet e Britanisë ishin bërë më misterioze sesa ato të sfinksit mitologjik që ruanin varre të lashta.

Ai u bëri thirrje deputetëve që në rast nevoje ta mbështesin një pjesëmarrje të britanikëve në zgjedhjet evropiane në maj. Ka “një shumicë në rritje njerëzish” në Britaninë e Madhe, që duan të qëndrojnë në BE, e argumentoi Tusk propozimin e tij. Deputetët e BE nuk mund të “tradhtojnë”zgjedhësit pro-evropianë britanikë.

Ai tërhoqi vëmendjen për rreth gjashtë milionë britanikët, të cilët nënshkruan së fundi një peticion në internet për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE. Më tej ai foli edhe për rreth një milion vetët, që dolën në fundjavë në rrugët e Londrës për të kërkuar që Britania e Madhe të qëndrojë në BE.

BE i ofroi së fundi Britanisë së Madhe një shtyrje të daljes nga BE deri në 22 maj, nëse parlamenti britanik voton këtë javë në mbështetje të marrëveshjes së negociuar midis kryeministres Theresa May dhe BE. Përndryshe, në 12 prill, qeveria britanike duhet të paraqesë kërkesë për një shtyrje më të gjatë, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në zgjedhjet evropiane ose edhe të tërheqë kërkesën për të dalë nga BE. Po të mos ndodhë kjo, Britania e Madhe do të dalë në mënyrë të parregullt nga BE./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat