fbpx

Tutat iu hoqën teksa e tërhiqte zvarrë, zbardhet dëshmia e 58-vjeçarit që vrau Fatime Sulin, gjykata merr vendimin

fatime.png

Gjykata e Beratit ka lënë në burg 58-vjeçarin Fetah Mara, i cili mbyti, zhveshi dhe hodhi në një kanal në fshatin Kozare 63-vjeçaren Fatime Suli.

Në lidhje me faktin që gruaja u gjet gjysme e zhveshur në kanal, vrasësi ka deklaruar para gjykatës se në momentin e tërheqjes zvarrë për ta hedhur në kanal, i janë hequr tutat.

Gjyqtarja Matilda Llangozi, pasi u njoh me provat e organit të akuzës, e cilësoi “të ligjshëm” arrestimin e 58-vjeçarit dhe caktoi për vrasësin Fetah Marra masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat.

Idris Kazazi, avokati i vrasësit, i caktuar nga shteti, ka deklaruar se vrasësi e ka pranuar krimin dhe ka shprehur pendesë. Sipas avokatit ka qenë viktima e cila i ka pasur borxh vrasësit një sasi parash.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303