fbpx

Twitter fshin mbi 8000 llogari që promovonin Vuçiç

Kopmpania Twitter njoftoi se në fund të vitit të kaluar ka mbyllur dhjetëra llogari që ishin përfshirë në promovimin e Partisë Progresive në pushtet në Serbi dhe liderit të saj, Aleksander Vuçiç.

Në postimin e Twitter shkruhet se këto llogari ishin përfshirë në një veprimtari të koordinuar për të promovuar PSP dhe për këtë arsye ato u mbyllën.

“Në fund të vitit të kaluar, ne identifikuam grupe llogarish të përfshira në veprimtari të koordinuara joautentike që çuan në fshirjen e 8,558 llogarive të cilat promovonin partinë qeverisëse të Serbisë dhe udhëheqësin e saj”, tha Twitter.

Përmes një njoftimi tjetër, Twitter tha se gjithashtu kishte mbyllur një rrjet llogarish të lidhura me Arabinë Saudite dhe që vepronin edhe në vende tjera: Egjipt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Këto llogari e kanë ekzagjeuar përmbajtjen duke lavdëruar udhëheqjen Saudite, si dhe kanë kritikuar veprimtarinë e Katarit dhe Turqisë në Jemen.