fbpx

Twitter pezullon një llogari të rreme të hapur në emër të Vladimir Putin

104536237_putin-twitter_comp-gt-pa.jpg

Twitter ka pezulluar një llogari që pretendonte se ishte profili zyrtar i Presidentit rus Vladimir Putin në gjuhën angleze.

Rrjeti social njoftoi kishte pezulluar “@putinRF_eng për mashtrim bazuar në një raport të vlefshëm që morën nga zyrtarët rusë”.

Llogaria me gati një milionë ndjekës thuhet se është krijuar në vitin 2012 dhe ka vendosur kryesisht lidhje zyrtare me paraqitjet publike të Putin.

Shumë prej ndjekësve të tij besonin se llogaria ishte reale.

Twitter, pas marrjes së këshillave nga zyrtarët rusë njoftoi: “Llogaritë Twitter që portretizojnë një person tjetër në një mënyrë konfuze ose mashtruese mund të pezullohen përgjithmonë”.

Ende nuk është e qartë se kush është prapa kësaj llogarie.

Kjo nuk është hera e parë që përdoruesit e Twitter janë mashtruar nga llogaritë e rreme. Më parë këtë vit, një llogari në emër të investitorit amerikan, Warren Buffett, grumbulloi rreth 2 milion pëlqime për një cikël që ofron këshilla motivuese për të rinjtë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *