Tym në avionin e Melania Trump

Avioni në të cilin udhëtonte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, është detyruar të ulet sërish, pasi tymi mbushi kabinën e tij.

“Melania po udhëtonte nga Uashingtoni në Filadelfia, kur ndodhi një problem i vogël mekanik. Gjithçka është në rregull tani”, tha zëdhënësja e saj, Stefani Grisham.

Mediat amerikane thanë se gazetarët në bordin e avionit kishin nuhatur tymin në kabinë dhe iu ishte thënë të mbanin shami të lagura në fytyrë.

Lër një koment