U-17 i nis me turp eliminatoret e Evropianit

Përfaqëusesja U-17 e Shqipërisë i nisi me një humbje të rëndë eliminatoret e Evropianit.

Në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë u mposhtën 6-0 nga Republika Çeke, me 4 gola të pësuar që në pjesën e parë.

Diferencat në fushë ishin shumë të mëdha, sa 17-vjeçarët e Shqipërisë e kishin të vështirë të organizonin qoftë edhe një aksion të rrjedhshëm.

Sfida tjetër e Grupit 8, mes Azerbajxhanit dhe Norvegjisë përfundoi me fitoren 1-4 të nordikëve.

Në ndeshjen e dytë në grup, Shqipëria do të përballet me Norvegjinë, më 26 tetor, po në “Elbasan Arena”.

Lër një koment