fbpx

U akuzuan për drogë, reagojnë për herë të parë “Sadna” dhe “Alek”

Sara Khan dhe Angad Hasija, të njohur si Sadna dhe Alek nga “Bidaai” kanë reaguar për herë të parë pas lajmit që janë përfshirë në hetimin për drogë nga Byroja e Kontrollit të Narkotikëve.

Në një rrëfim për prestigjiozen indiane “India Today”, ata kanë mohuar të jenë përfshirë në këtë çështje.

“Nuk kisha dijeni për këtë. E mora vesh nga mediat që emri im është përfshirë. Nuk kam përdorur kurrë drogë. Nuk e kuptoj pse është përdorur emri im. Ndoshta sepse jam parë në klube duke festuar, por kjo nuk do të thotë që unë përdor drogë. Sinqerisht, nuk kam asnjë informacion”, tha Sara .

Ndërsa Angad deklaroi: “Jam i shokuar pasi mësova këtë lajm. Janë gënjeshtra dhe unë nuk kam fare lidhje me këtë. Emri im është përmendur pa të drejtë në këtë”.