U ankua për dhembje stomaku, humbi jetën 4-vjeçari, prindërit bëjnë apelin prekës: Mos i anashkaloni shenjat

ridner.jpg

Joanne Hedley dhe Peter Hayes, nga Tydsley, Manchester i Madh kanë përjetuar dhembjen më të madhe që mund të përjetojë një prind atë të humbjes së djalit të tyre. Ata kanë nisur një ’fushatë’ ndërgjegjësimi ndaj prindërve të tjerë që të jenë vigjilentë ndaj fëmijëve të tyre kur ata ankohen për dhembje.

Neuroblastoma, një formë e rrallë e kancerit që më së shumti sulmon fëmijët, preku dhe i mori jetën djalit të tyre Reggie, 4 vjeç.

Prindërit e tij u shqetësuan kur i riu filloi të ankohej se kishte probleme me stomakun dhe ethe ndërsa ishte në çerdhe vitin e kaluar.

Pasi u shtrua në spital në Nëntor të vitit të kaluar, u deshën disa javë teste para se mjekët t’i thoshin Joanne dhe Peter se Reggie kishte një tumor.

Katërvjeçari kaloi seanca të vështira të kimioterapisë dhe radioterapisë, dhe sapo kishte përfunduar trajtimin deri më 24 Qershor dhe prindërit e tij menduan të bënin plane që ai të fillonte “të jetonte përsëri”.

Brenda disa javësh Reggie nuk ndihej mirë dhe u kthye në spital, ku mjekët i thanë familjes se kanceri ishte kthyer.

Këtë herë, mjekët i thanë prindërve të Reggie se nuk mund të bënin asgjë pasi kanceri po përhapej nëpër organet e tij.

Vetëm dhjetë ditë më vonë ai vdiq.

“Ishte shkatërruese. Ne kishim planifikuar pushime dhe për Reggie të shkonte në shkollë në Shtator. Ai ishte aq i emocionuar. Ne menduam se ai më në fund mund të fillonte të jetonte jetën e tij. Deri sa na thanë se nuk mund të bënin asgjë më shumë, ne ende mendonim se ai do ia dilte sepse e kishte marrë veten shumë mirë. Ne ishim plotësisht të verbër. Ne nuk kishim asnjë ide për këtë. Ne thjesht menduam se ai kishte probleme me stomakun, do të pinte paracetamol dhe do të qetësohej. Tani duam të rrisim ndërgjegjësimin dhe të njoftojmë prindërit e tjerë se nëse fëmija e tyre shfaq shqetësime, nuk është vetëm një bakter, por mund të jetë më shumë se kaq”, është shprehur nëna.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303