fbpx

U arratisën nga burgu grek, kapen dy shqiptarët

grek.jpg

Policia e Athinës së bashku me forcat greke EKAM, kanë arritur të vënë në pranga dy shqiptarët e arratisur disa javë më parë nga burgu i Athinës. Dy të arrestuarit janë Elvis Pepa dhe Leonard Pepa.

Mësohet se dy të arratisurit kanë qëndruar në bodrumin e një shtëpie të djegur në Mati deri në momentin e arrestimit. Gjithashtu, nga informacionet thuhet se ata mbanin me vete armë.

Kujtojmë që dy shqiptarët prenë hekurat dhe me litarë arritën të arratiseshin nga burgu i Athinës./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303