fbpx

U arrestua në Paris, FIFA pezullon dhe gjobit kreun e futbollit afrikan

Ahmad-Ahmad-CAF.jpg

Ahmad Ahmad mban kreun e presidentit të CAF (Konfederata Afrikane e Futbollit) prej vitit 2017. Korrupsioni në organet e larta të futbollit është i madh dhe 60-vjeçari nga Madagaskari u arrestua vitin e kaluar në Paris, kryeqytetin e Francës.

Ndaj tij u ngritën akuzat për korrupsion dhe keqpërdorim fondesh. Ahmad ka abuzuar pozicionin e tij, ka ofruar dhurata dhe përfitime të tjera, duke keqadministruar fondet e CAF.

Sot ka ardhur edhe vendimi i FIFA-s. Komiteti i Etikës dhe Disiplinës që qeverisë botërore të futbollit, e ka pezulluar Ahmad me 5 vite larg aktiviteteve dhe posteve sportive.

Përveç pezullimit 5-vjeçar, kreu i futbollit afrikan duhet të paguajë edhe një gjobë prej 200 mijë frangash zvicerane, kjo për shkak të përvetësimit të të ardhurave.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303