fbpx

U arrestua në Ulqin se ngriti flamurin shqiptar, reagon ashpër nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi

Sabahudin-vogli-ndalohet-nga-policia.jpg

Pak ditë më parë ishin festat kombëtare të Shqipërisë dhe shumë shqiptarë nga trevat shqiptare por edhe nga vendet e tjera ku ndodheshin, anembanë botës, ngritën flamujt dhe uruan Ditën e Flamurit dhe atë të Çlirimit.

Mirëpo në Mal të Zi një burrë nga Ulqini është ndaluar nga policia pasi në makinën e tij kishte vendosur dy flamuj të vegjël shqiptarë.

Rreth kësaj ngjarje ka reaguar nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi,Genc Nimanbegu.

Sipas tij ky incident është një mohim i plotë i të drejtës themelore për shprehjen e identitetit kombëtar dhe jo vetëm policia por edhe Ministria duhet të japë shpjegime dhe arsyet e ngjarjes.

Deklarata e plotë e Nimanbegut:

Të nderuar, të gjithë kemi përjetuar befasi të pakëndshme dhe dëshpërim me rastin e ndalimit të  qytetarit S.V.  në Ulqin, për shkak të valëvitjes së simbolit tonë kombëtar në automjetin e tij personal në Ditën e Flamurit Kombëtar, më 28 nëntor 2018.
Këtë incident e vlerësoj si mohim  i të drejtës themelore për shprehjen e identitetit kombëtar dhe përgjegjësinë nuk e ka thjesht njësia e policisë në Ulqin, por për këtë edhe vet Ministria duhet të japë shpjegime dhe arsyetime të mirëfillta.
Në Mal të Zi sipas Kushtetutës dhe Ligjit mbi Simbole Kombëtare në fuqi, përdorimi i simboleve kombëtare për qytetarë është i lirë plotësisht. Ky veprim hedh një hije të rëndë mbi kompetencën dhe sinqeritetit e pjesëtarëve të MPB për t’i respektuar të drejtat e pakicave autoktone, e në veçanti shqiptarëve, që siç duket janë bërë shënjestër e shpeshtë e kësaj ministri, gjegjësisht njësive të saj nëpër Komuna.( Rasti në Budva para dy viteve, Ulqin dhe Tuz para do kohe).
Kjo bëhet edhe më e dyshimtë dhe problematike, pasi që Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (që në vitin 2011 kur kryeatar ishte z. T. Tahiri, por edhe gjatë mandatit tim në vitin 2014) ka njoftuar zyrtarisht  MPB se cili është simboli kombëtar i shqiptarëve në Malin e Zi.
Për këtë incident dhe për mosrespektim e të drejtave të garantuara me Kushtetutën e MZ dhe me Konventa ndërkombëtare, dje më 29 Nëntor 2018, e kam njoftuar Delegacionin e Këshillit të Evropës (CoE) që gjendet në misionin vëzhgues në Mal të Zi. Gjithashtu Ministrit Nuhoxhiq i jam drejtuar me letër proteste, me të cilën  kam kërkuar përgjegjësi për këtë veprim.
Më në fund, sot më 30 nëntor, në procedurë në Kuvendin e MZ e kam dorëzuar Ligjin për ndryshimin e Ligjit mbi rendin dhe qetësinë publike, me të cilin do të eliminohet cdo mundësi e vlerësimit subjektiv e nenit 23 të ligjit nga nëpunësit policorë, dhe do të evitohet qoftë edhe mundësia që individi të merret në pyetje për përdorimin e simboleve kombëtare.
Incidenti në fjalë është incidenti i radhës i krijuar nga njësia policore në Ulqin, dhe me këtë rast shkarkimi i përgjegjësve është diçka që pres si rezultat të reagimit të Ministrisë.
Me respekt,
Genc Nimanbegu deputet “Shqiptarëve të Vendosur”
nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi.”
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *