U arrestua sot, kjo është infermierja që vodhi viktimën te Infektivi

Screenshot_13-21.png

Kjo është Ronida Hysa, infermierja e cila u arrestua pasi i vodhi paratë një pacienti që ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit në spitalin Infektiv.Vetë infermierja 30-vjeçare ka pranuar se ka vjedhur paratë e të ndjerit për të cilën akuzohet.30-vjeçarja kishte filluar punë në muajin tetor të viitt 2020. Ajo vodhi para nga portofoli dhe llogaria bankare e pacientit K. D., që ishte i shtruar tek COVID-1.Denoncimi u publikua në emisionin Stop, ku djali i viktimës deklaronte se babai i tij ishte vjedhur, pasi kishte ndërruar jetë. Në total, pacientit në fjalë iu morën 60 mijë lekë të reja.Po ashtu, mësohet se ajo ka tërhequr tre herë para, nga 20 mijë lekë të reja në secilin rast. Hysa e pranoi autorësinë, por nuk ka dhënë asnjë lloj argumenti.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303