fbpx

U arrestuan në protestën për Teatrin, gjykata liron të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka vendosur për 8 të arrestuarit në protestën e së dielës në Tiranë, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Mësohet se kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi është lënë në detyrim paraqitje.

Kastriot Qemani, Romeo Lila, Edion Xhoxhaj, Burim Tafilica dhe Sokol Ndoja janë lënë po ashtu nën masën e detyrimit të paraqitjes, ndërsa për dy vëllezërit Erik dhe Endrit Mërtiri, është dhënë masa e arrestit në shtëpi.