fbpx

U bë nënë për herë të parë, pas dy javësh Nicki Minaj zbulon gjininë e bebit

Burime ekskluzive për “Dailymail” bënë të ditur në tetor se reperja Nicki Minaj ishte bërë nënë për herë të parë.

Fansat pritën dy javë për konfirmimin e lajmit publikisht nga Nicki dhe partneri i saj, Kenneth Petty, mirëpo asnjë reagim nuk erdhi!

Reperja nuk zbuloi as gjininë e foshnjës së saj, të cilën e kemi mësuar vetëm sonte nga Nicki!

Teksa ka falenderuar publikisht miqtë e shumtë për dhuratat e këtyre ditëve, Minaj ka zbuluar se ka sjellë në jetë një djalë.

“Jam kaq mirënjohëse dhe e dashuruar me tim bir. Çmendurisht e dashuruar! I vogli djali im, më i preferuari në të gjithë botën!”- shkruan Nicki ndër të tjera.