fbpx

U bë ‘simbol’ gjatë  karantinës/ Mjeku Pëllumb Pipero merr vlerësimin e madh nga Skrapari

Një prej mjekëve që ishte në vijën e parë të betejës kundër COVID-19, Pëllumb Pipero, ka marrë një vlerësim shumë të madh nga vendi i tij i lindjes.  Ai është shpallur ‘Qytetar Nderi’ në Skrapar.

Mësohet se ky titull është propozuar nga kryebashkiaku i qytetit Adriatik Mema.

“Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike për gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë, shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në motivacion.