U bë virale fotoja me cigare brenda në lokal, Rama: Ja keni fut katunit kot

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, në lidhje me lajmin viral ku ai shihej me cigare brenda në një lokal.

Rama, i cili po pushon në jug, i ka kthyer një replikë faqes së memeve ‘Brryli Broadway’, ku shkruan se xhami ndan oborret e lokaleve që janë afër.

“O Brryli i’a ke fut katunit ktu ene mvje keq qi paske ra kaq posht sot tu riciklu mall kazoni. Me kazonet smerrem, po ty tjap xhevap se ene un tdu fort mer qafir. Ik futu ndet tashti hajt ene me men mkok her tjeter. Ouuuu merre ene fevziun se e paska vu lajkun me vrap e do jet djersit,”-shkruan Rama.

Rama ndodhet në Lungomares e Vlorës së bashku më bashkëshorten Lindën dhe djalin e vogël