U bllokuan në shpellë të shtunën, nxirret trupi i pajetë i njërit prej dy zhytësve

Trupi i pajetë i njërit prej dy zhytësve të zhdukur që prej të shtunës është nxjerrë të dielën nga oficerët e Njësisë së Misioneve nëndetëse.  Ai u nxor nga rreth 45 metra thellësi në një shpellë në zonën detare Sokastro të Karpathos.

Dy zhytësit, të moshës 30 dhe 65 vjeç, kishin shkuar të shtunën në mesditë për aktivitete nënujore në një shpellë deti 45 metra të gjatë, së bashku me një të tretë, dhe që nga ajo kohë nuk kishin dhënë shenja jete.

Operacioni i kërkimit për nxjerrjen e trupit të dytë pritet të nisë sot.

Shoku i dy zhytësve, për shkak të mungesës së ajrit, arriti të dalë shëndosh e mirë.

Kufoma u transportua në zonën e Pigadia Karpathos për identifikim.