U bllokuan nga bora, dozat e vaksinës anti COVID, ua bënë shoferëve dhe kalimtarëve

Screenshot_16-14.jpg

Moti i keq dhe me borë bllokoi në rrugë punonjësit shëndetësor në Oregon të SHBA-ve, të cilët po transportonin doza vaksine anti Covid, dhe për shkak të vonesës në rrugë ato shpërndarë pjesën e mbetur të vaksinave shoferëve të makinave në afërsi të rrugës si dhe kalimtarëve të rastit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një veprim i tillë është bërë me qëllim që dozat e vaksinës të mos u skadonte afati.

Personeli i Shëndetit Publik të Josephine, braktisën klinikën në Illinois, rreth 250 kilometra në jug të Jugine, kur edhe stuhia i goditi ata dhe shumë tjerë në autostradën 199.

Ndërkohë ekipi kishte gjashtë doza të vaksinës kundër COVID-19 që i kishin marrë nga klinika, e ishin planifikuar t’i jepeshin një qendre ne Grants Pass, por ishte bora që ua pamundësoi të arrijnë në qytet para se dozave t’u skadonte afati.

“Duke mos dashur që ato të shkojnë dëm, ata filluan t’i afrohen çdo veture që ishte afër tyre, duke u ofruar shoferëve dhe pasagjerëve mundësinë që të marrin vaksinën”, ka bërë të ditur departamenti për shëndetësi.

Ndërkaq rreth 20 punonjës shëndetësorë dhe vullnetarë ishin pjesë e grupit përfshirë Christy Syedlecky, familja e të cilës kishte kryer një lloj kursi për dhënien e vaksinave, që gjithashtu ishte dëshmitare e procesit të dhënies së tyre në mes të rrugës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303