fbpx

‘U çua nga karrigia dhe më goditi me grusht në kokë’, qytetari tregon si plasi sherri me drejtorin

Lushaj-451x450.jpeg

yrat e regjistrimit të pasurive në vend vazhdojnë të jenë problematike. Pas rastit të kadastrës së Vlorës ku 3 drejtorë dhanë dorëheqjen brenda një muaji për një prone në bregdet, një rast tjetër por kësaj here me dhunë është regjistruar në kadastrën e Tropojës. Dy ditë më parë në zyrën e kreut të kadastrës së Tropojës Blerant Lushaj në vend të zgjidhjes qytetari ka marr grushtet.

Qytetari Ahmet Gjocaj është konfliktuar fizikisht me drejtorin e kadastrës Blerant Lushaj. Shkak është bërë një pronë që kërkonte ta regjistronte prej tre vitesh dhe më pas është arrestuar.

News24 ka siguruar dëshmitë e dhëna përpara oficerit të policisë gjyqësore ku qytetari thotë se kreu i kadastrës nuk i është përgjigjur disa herë shqetësimit të tij. Në datën 15 tetor qytetari ka hyrë në zyrën e drejtorit ku siç thotë është goditur prej tij.

“Në 15 tetor, i telefonova disa herë drejtorit Blerant Lushaj për problemin tim por ai nuk ma ka hapur telefonin, të cilit i kam rënë rreth shtatë herë. Nga kjo unë jam nisur për ta takuar tek zyra e tij. Sapo kam hyrë ne zyrë ai direkt më është përgjigjur ‘shko në sportel dhe merr sqarimet e duhura’. Ai u çua nga karrigia dhe më ka goditur me grusht në kokë. Në kushte të tilla dhe unë jam kundërpërgjigjur”, ka thënë në dëshminë e tij qytetari Gjocaj.

Nga ana e tij drejtori i Kadastrës së Tropojës Blerant Lushaj ka thënë në polici  se u dhunua nga qytetari pa ndonjë arsye.

“Shtetasi Ahmet Gjocaj ka hyre direkt në zyrën time dhe më ka goditur me grusht në buzën e sipërme duke më shkaktuar dëmtime. Nuk e di pse më goditi dhe nuk jam në gjendje ta kuptoj. Deri tani asnjëherë nuk kam pasur probleme me këtë person”, ka thënë kreu i Kadastrës.

Pas marrjes së deklarimeve gjykata e Tropojës e liroi qytetarin Ahmet Gjocaj duke vendosur për të vetëm “detyrim paraqitje”. Burime për News24 bëjnë të ditur se drejtori i kadastrës Blerant Lushaj njihet për precedent të sjelljes së tij të keqe me qytetarët e Tropojës.

Në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës rezultojnë një sërë ankesash për kreun e kadastrës së Tropojës, të cilin e akuzojnë jo vetëm për moszgjidhje të problemeve me pronat por edhe për e arrogancë dhe konflikte të përsëritura./Balkanweb

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303