fbpx

U demaskua publikisht për lidhjen me Redjan Rrajën, Kejvina fshin dhe bllokon komentet

kejvina.png

Ish velina e ‘Xing’ Kejvina Kthella dy ditë më parë është thirrur në polici për të dëshmuar në lidhje me atentatin e kryer ndaj prokurorit Ndoj. Sipas burimeve show girl-i ka qëndruar në ambientet e policisë për rreth dhjetë orë po ende nuk është zbardhur dëshmia e saj.

E vetmja gjë që bëhet me dije është se Kejvina është personi me të cilin i akuzuari, Redjan Rraja komunikonte shpesh;kjo sipas tabulateve telefonike. Më herët Rraja është shprehur në polici se ditën e a atentatit ka qenë me të dashurën dhe kështu ka mohuar akuzat që rëndonin ndaj tij.

Pasi u mësua se alibia kryesore e kushëririt të deputetit Rrahman Rraja ishte Kejvina Kthella, të gjithë janë konfuzë për marrëdhënien e tyre. Velina nuk ka nguruar të postojë foto në rrjetin social ‘Instagram’ por fansat kanë vërshuar me komente lidhur me çështjen e Redjan Rrajës.

Sot, Kejvina i ka fshirë të gjitha komentet që kanë lidhje me situatën në fjalë dhe madje i  ka bllokuar ato në fotot e saj. Ende s’është e qartë arsyeja por mesa duket Kejvina do që kjo çështje mos të ndikojë në jetën e saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303