U dha familjarëve prona në Theth , kapet ish-kryekomunari

Arrestohet nga policia e Shkodrës ish-kryetari i komunës Shalë Dedë Tonaj, banues në fshatin Vuksanaj.

Gjykata e Shkodrës e ka dënuar në 19 dhjetor të vitit 2017 me 2.8 vite burg për abuzim me çështjen e pronave.

Gjithashtu Tonajt i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal.

Sipas organit të akuzës, në vitin 2008, ish kryetari i kësaj komune, Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish vartësit e tij kanë falsifikuar dokumente zyrtare.

Në bazë të këtyre dokumenteve dhe pa asnjë të drejtë ligjore, kanë bërë pronarë një numër personash, mes të cilëve edhe të afërm të tyre si dhe persona që nuk janë banorë të zonës turistike të Thethit.