U dhunua barbarisht nga 3 të rinj, 30-vjeçari në Berat ra në koma dhe…

Një i riu në Berat është rrahur barbarisht nga 3 të rinj, dy prej tyre adoleshentë.  Të rinjtë e kanë futur 30-vjeçarin N.Ç prapa një automjeti në anë të rrugës dhe e kanë masakruar me grushtq e shkelma, duke e lënë të shtrirë në tokë,pa ndjenja. Edhe pse e kanë parë të shtrirë dhe pa ndjenja,të rinjtë janë kthyer disa herë dhe e kanë goditur prapë e tërhequr zvarrë.

Iplagosuri N.Ç,30-vjec, ka ndenjur rreth 30 minuta pa ndjenja deri në mbërritjen e ambulancës. Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit,por për shkak të gjendjes së tij të rëndë,i plagosuri është transportuar në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë. Menjëherë pas ngjarjes,policia arrestoi 3 të rinjtë: F.G,17-vjeç, J.B,23-vjeç dhe K.M,18-vjeç,të tre banues në Berat.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi nëd flagrancë i shtetasve:

  • F.G, 17 vjeç,
  • J.B, 23 vjeç,
  • K.M, 18 vjeç, të tre banues në Berat.

Ar.restimi i tyre u bë pasi në lagjen “13 Shtatori” në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88, 25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.