U fotografuan bashkë, Gerta Shino ndahet nga i dashuri dhe lidhet me Seldin? Ja e vërteta

Ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino pas mbarimit të reality show vazhdoi të ishte në qendër të vëmendjes dhe tashmë është kthyer në vlogere me kanalin e saj në Youtube që numëron miliona shikime.

Prej disa kohësh Gerta bashkëjetonte me të dashurin e saj parukier, Florentin në Norvegji.

Por së fundmi u përfol se ish-banorja është ndarë nga i dashuri i saj, Florenti dhe është lidhur me Seldin. Shkak u bë fakti që prej muajsh Gerta nuk ka postuar foto me Florentin dhe mbrëmjen e djeshme u fotografua në shoqërinë e Seldit.

Këngëtarja ka treguar kishte bërë plane për martesë me Florentin por ajo ka disa kohë që është kthyer në Tiranë. Fakti që Gerta i ka fshirë fotot me Florentin nga Instagrami na bën të mendojmë që ka krizë mes çiftit.

Mbrëmjen e djeshme ish-banorja ishte në shoqërinë e këngëtarit Seldi Qalliu dhe të ish-banores tjetër të ‘Big Borther’ ,Armela Hyseni. Kjo e fundit ka publikuar një video ku shihen të tre duke darkuar.

E kontaktuar nga “Xing.al”, Gerta tregoi se Seldin e ka vetëm shok dhe asgjë më shumë. Ndërsa me Florentin nuk është ndarë, por vazhdojnë të jenë bashkë

“Nuk jemi ndarë, jemi bashkë, Seldin e kam shok”, tha Gerta për “Xing.al”.