U fut në operacion pa e ditur që ishte prekur nga Covid-19, vdes gruaja në Kosovë

ef8cd5b5603f188b7168a3753c1b1a1e_L.jpg

Një grua 39 vjeç ka humbur jetën sot si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Ajo u diagnostikua dje me Covid-19 teksa ishte futur në sallën e operacion pa e ditur që ishte e prekur.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.

“Po, ka vdekur. Informatën e mora nga familjarët. Ajo kishte vdekur para një ore. Informata tjera momentalisht nuk kam”, tha Osmanaj për gazetën Express.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303