U gjet i vdekur në burgun e Francës, familja hap dyert e mortit, ja ku po dyshon mamaja e tij

nena.png

Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi në Francë ku një i ri humbi jetën në burg.

Familja Rexha ka hapur dyert e mortit në Shkodër edhe pse nuk e kanë ende trupin e djalit.

Nëna e të riut 36 vjeçar, Rukine Rexha i ka bërë thirrje shtetit shqiptar që ta zbardhë ngjarjen pasi ajo është e sigurt që i biri nuk ka kryer vetëvrasje, por është dhunuar në burg.

“Lajmin e kemi marre nga shoket e tij qe na kane treguar sepse askush tjeter nuk na ka lajmeruar per vdekjen e djalit. Djali kishte nje vit qe ishte ne France dhe 6 muaj kishte ne burg se akuzohej per djegien e disa makinave. Ka qene duke folur me vellain ne telefon kur e kane arrestuar. Gjate kohes qe kemi folur ne telefon nuk na ka shprehur shqetesime dhe ne jemi te bindur se nuk ka kryer vetevrasje. Kerkojme qe te hetohet sepse ne trup ka shenja dhune. I bej thirrje shtetit te me kthejne trupin e djalit dhe te zbardhet ngjarja. Femijet i kam rritur me halle”, ka thënë nëna e të riurt që humbi jetën në burgun fancez.

Djali i xhaxhait Selaudin Rexha:

“Ambasada shqiptare ne France nuk na eshte pergjigjur por na eshte shprehur ne menyre absurde kur i kemi kerkuar ndihme dhe te gjitha veprimet jane duke i kryer vellai i viktimes me te motren e tij. Akuzat ndaj kusheririt tim jane te paverteta. Ky eshte rasti i 5 i shqiptareve qe vriten ne burg dhe dy jane nga Shkodra nderkohe qe shtetit nuk hesht nderkohe qe po te ishin nga ndonje shtet tjeter reagimi do ishte i madh“.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303