fbpx

U gjet i vdekur në burgun grek, varroset në vendlindje

Screenshot_1-53.png

Trupi i shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo të Greqisë do të prehet në Atdhe.

Mësohet se viktima, 33-vjeçari Bardhyl Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike do të varroset sot në fshatin Shelegar të Sarandës.

Tusha ishte burgosur aty me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Familjarët e tij akuzojnë autoritetet greke se e kanë helmuar, ndërsa sipas autoriteteve të burgut, i riu ka ndërruar jetë si pasojë e një mbidoze droge.

Grekja “Ekathimerini” shkruan se Tusha, besohet të jetë pjesë e së njëjtës bandë si Bako, i cili u ther më herët këtë muaj.

Tusha dhe dy shqiptarët e tjerë, njëri prej të cilëve u vra më herët në burgun e Korydallos-it. Ata akuzohen si pjesë e bandës së akuzuar për vrasjen e avokatit grek, Michalis Zafeiropoulos në vitin 2017.

Dy shqiptarët që morën pjesë në vrasjen e avokatit, ishin paguar për ta plagosur dhe kërcënuar avokatin por e vranë atë aksidentalisht.

33-vjeçari gjithashtu thuhet se ishte i lidhur me incidente të tjera të dhunshme që ishin duke u hetuar nga policia. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303