fbpx

U gjobit se lëvizte pa maskë, epike ajo që shkruan në fletën e gjobës

Në foton e mëposhtme shikoni se si reagon një qytetar nga Berati i cili është gjobitur sot nga policia për shkak se është kapur nga policia se nuk e mban maskën.

Ajo që bie në sy është se qytetari, tek fleta e gjobës, ka shkruar tek pjesa e sqarimit: Poshtë Komunizmi.

Maska, pak kohë më parë, u bë e detyrueshme jashtë ambienteve të shtëpisë dhe në rast shkeljeje të rregullit qytetarët gjobitem me 3 mijë lekë, ndërsa në rast përsëritje gjoba shkon në 5 mijë lekë.