U godit 46 herë me thikë nga burri i saj. E pret të dalë nga burgu për të nisur familje

burri.jpg

Një 21-vjeçare e cila u godit 46 herë me thikë nga bashkëshorti i saj, sot pret që të krijojë familje me njeriun që për pak e vrau.

10 prej thikave që mori në bark i dëmtuan mushkëritë, mëlçinë dhe zorrët. 14 goditje i mori në gjinj e kraharor. Të dyja mushkëritë iu çanë dhe bënë që vajza të rrinte 17 ditë në spital, por prapë ajo e ka falur bashkëshortin dhe shpreson të krijojë familje me të sapo ai të dalë nga burgu ku po vuan dënimin.

Shannon Barnard, 21-vjeçare nga Kenti i Anglisë, u martua në moshë shumë të vogël me Michael Barnard, i cili e sulmoi pak ditë pasi ajo kishte zbuluar që ai e tradhtonte me një vajzë tjetër.

Michael është dënuar me 20 vite burg, por vajza thotë se vazhdon ta dashurojë.

scroll to top