U godit nga çekiçi në stërvitje, humb jetën atletja 19-vjeçare

Screenshot_10-23.jpg

Hedhësja e çekiçit, Alegna Osorio ka humbur jetën nga dëmtimet në kokë, të marra në një incident në stërvitje. Lajmin e njoftoi Instituti Kombëtar i Sportit Kuban.19-vjeçarja Osorio u godit nga një çekiç në stadiumin olimpik në Kubë në prill dhe luftoi deri sot për jetën, pa mundur ta fitojë këtë betejë.Osorio ishte pjesë e Lojërave Olimpike për të rinj dhe u  rendit e katërta në Buenos Aires 2018 dhe mori medalje bronzi në kampionatet Pan-Amerikane nën 20 vjeç, dy vjet më parë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303