U grabitën 10 mln euro, por çfarë mendojnë deputetët?

Spartak Braho, Ermonela Felaj dhe Paulin Sterkaj komentojnë grabitjen e bujshme të ndodhur të martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Sipas tyre, përgjegjësia për ngjarjen bie te koncesionari që realizon sigurinë në aeroport por edhe te bankat.

Personi që u ekzekutua me armë nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit pas super grabitjes së 10 milionë eurove dje në aeroportin e Rinasit është Admir Murataj. Fillimisht identiteti u zbulua nga mediat greke. Ai ka qenë organizatori i grabitjes brenda perimetrit të sigurisë së aeroportit, ndërsa u vra 2 km nga Rinasi në momentin e arratisjes.