fbpx

U hodh nga kati i katërt i “Shefqet Ndroqit” dhe gjeti vdekjen, reagimi zyrtar i policisë

Screenshot_2-2.png

Policia e Tiranës reagon nëpërmjet një njoftimi zyrtar për ngjarjen tronditëse tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ku 65-vjeçari me COVID-19 i dha fund jetës.

Policia thekson se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00, ku pacienti ka humbur jetën në vend.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet që mund ta kenë bërë 65-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt ekstrem. Ai kishte vetëm dy ditë i shtruar në këtë spital, pasi kishte marrë përgjigjen pozitive të tamponit të Covid-19. 65-vjeçari nga Kruja, me inicialet H.M., ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të simptomave të koronavirusit, por nuk kishte shkuar në gradën e intubimit.

Ky është rasti i dytë në Shqipëri, ku një pacient me Covid-19, ndërmerr këtë akt drastik.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303