fbpx

U infektua me Covid-19, Edi Manushi: “Më kanë bezdisur mesazhet e miqve që më japin këshilla!”

640-0-5d41cd48b2509.png

Ditën e djeshme moderatori Edi Manushi është infektuar nga Covid-19.

Lajmi është konfirmuar nga ish-konkurrentja e Për’puthen 1, që është njëherësh edhe pjesë e rubrikës “Rrethi katror”, Ina Kollcaku.

 

Ditën e djeshme ai ka realizuar një lidhje me Skype për emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbardhur më shumë detaje rreth infektimit të tij.

Manushi tha se ndihet mirë dhe se sëmundja nuk ka shfaqur simptoma të rënduara tek ai.

“Kisha dy ndjesi sepse përgjigja erdhi me vonesë. Njëherë thoja inshallah dal negativ, më pas thoja po sikur meqenëse jam mirë të dalë pozitiv. Ndodhi kjo e dyta. Ditët e para janë më të qeta, më pas nga dita e 5 e 6 bëhet më serioze. Na shkoi për shtat kjo, sepse bën pushime. Më shpesh më merr Jeta, një nga bashkëpunëtorët e E Diell. Shumë njerëz më kanë marrë në telefon. Më kanë bezdisur në fakt mesazhet e miqve që më japin këshilla për ushqimet. Por në përgjithësi e gjitha shkon mirë.”- tha Manushi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303